Moti i kthjellët, temperatura deri në 36°C. Ja zonat ku priten reshje të izoluara

Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e motit të nxehtë edhe gjatë kësaj dite, me diell dominues në të gjithë territorin gjatë orëve të paradites.
Sipas parashikimit të MeteoAlb, në orët e pasdites priten kalime të lehta vranësirash në zonat bregdetare dhe ato të ulëta, ndërsa vranësira disi më të dendura do të shfaqen përgjatë kufirit lindor.
Megjithatë, mundësia për reshje mbetet pothuajse zero, duke bërë që moti i qëndrueshëm të vijojë edhe gjatë natës.
Temperaturat do të mbeten në nivele të larta. Vlera minimale pritet të regjistrohet në Kukës, rreth 15°C, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 37°C në qarqet e Beratit dhe Elbasanit.
Ndërkohë, era do të fryjë e fortë nga drejtimi veriperëndimor, me shpejtësi mbi 50 km/h. Si pasojë, në brigjet detare pritet të krijohet dallgëzim deri në 3 ballë, ndaj qytetarët dhe pushuesit këshillohen të tregojnë kujdes gjatë lundrimit dhe aktiviteteve në det.
Po ndodh...
ide
Për një Republikë të Katërt, të Re!
Protesta që e mplaku qeverisjen Rama
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128