Protestuesja nga Belgjika thumbon Ramën: Nëse do të hetosh “review” që lë populli, hiq më parë imunitetin e Ballukut që të hetohet ajo!

12 July 2026, 21:27 / POLITIKË ALFA PRESS

Një protestuese e ardhur nga Belgjika ka marrë fjalën përpara Kryeministrisë, duke denoncuar shpenzimet e qeverisë për aktivitete argëtuese në raport me gjendjen e shëndetësisë dhe duke kërkuar heqjen e imunitetit për ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku.

Në fjalën e saj, ajo tregoi se prej sa vitesh jeton jashtë vendit dhe shpjegoi arsyen e pranisë së saj në shesh.

 “Jetoj prej 27 vitesh në Belgjikë. Jam këtu sot për të protestuar! Edi Rama jep 4 milionë euro për një koncert, ndërsa shqiptarët nuk marrin dot shërbim shëndetësor!” u shpreh ajo.

Më tej, protestuesja kërkoi që drejtësia dhe hetimet të përqendrohen te zyrtarët e lartë shtetërorë dhe jo te reagimet e qytetarëve.

Po ndodh...

ide