Zjarr i madh në Kaninë të Vlorës, flakët rrezikojnë banesat! Ndërhyjnë zjarrfikësit
12 July 2026, 18:10 / AKTUALITET
Një zjarr i madh ka rënë këtë të diel në Kaninë të Vlorës, ku situata për shakak të flakëve ka qenë tepër emergjente.
Mësohet se flakët, të favorizuara edhe nga era e fortë, kanë shkrumbuar një sipërfaqe të konsiderueshme, ndërsa tymi ka mbuluar një pjesë të zonës.
Si pasojë e zjarrit, janë rrezikuar edhe disa banesa që ndodhen në afërsi të kësaj vatre zjarri.
Bëhet me dije se, pas ndërhyrjes në kohë të forcave zjarrfikëse, flakët janë vënë nën kontroll dhe janë shuar.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa pritet një reagim nga autoritetet për të përcaktuar nëse ka persona përgjegjës për shkaktimin e tij, i cili mund të kishte përfunduar me pasoja të rënda.
Po ndodh...
ide
Për një Republikë të Katërt, të Re!
Nga Dashnor Kokonozi
Protesta që e mplaku qeverisjen Rama
Nga Blendi Kajsiu
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128