Rama sulmon kritikët e koncertit të Kanye West: Furi dhune dhe marëzie!

Përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kritikave për koncertin e yllit botëror Kanye West në Tiranë, duke argumentuar rëndësinë e tij të jashtëzakonshme ekonomike dhe promovuese për Shqipërinë. Duket se skandali i këtij manovrimi me paratë e taksapaguesëve shqiptarë, me qëllim sfumimin e Protestës 43 ditore që i kërkon dorëheqje, si dhe demaskimi që i kanë bërë mediet më të mëdha ndërkombëtare, e ka detyruar kryeministrin të mbrojë koncertin.
Rama në reagimin e tij, i cilësoi reagimet negative si një “furi dhune dhe marrëzie”, duke theksuar se pas tyre fshihet një keqkuptim themelor mbi mënyrën se si funksionon dhe rritet ekonomia e një vendi. Sipas tij, kritikët gabojnë kur mendojnë se fondet e alokuara për evente të këtij kalibri u hiqen shtresave në nevojë.
Përkundrazi, ai përdori metaforën e bukës për të shpjeguar se zhvillimi synon rritjen e kapitalit total, në mënyrë që në fund të përfitojnë të gjithë.
“Mbrëmë Shqipëria nuk organizoi thjesht një koncert, Shqipëria organizoi një ngjarje, që falë kanaleve sociale, dhe famës globale të protagonistit, u bë në çdo cep të botës një lajm. Por në Shqipëri këtë herë edhe më shumë se zakonisht, ngjarja u bë një motiv i ri dasie shumë të egër, ku një furi dhune dhe marrëzie u lëshua kundër një koncerti. Kam dëgjuar të njëjtin refren: Populli s’ka bukë, s’na duhen fasadat. Pensionistët po vdesin, s’do hanë pllakat, varfëria është në kulm, s’duam koncerte. Pas klithmës së kundërshtisë fillojnë llogaritë absurde, me kaq lekë, do merrte kaq ky, kaq ai. Përtej hipokrizisë së tyre marramendëse, ku është një keqkuptim themelor mbi mënyrën se si zhvillohet një vend dhe se si rritet një ekonomi. Zhvillimi s’është një bukë me madhësi fikse ku çdo euro që ndahet për një koncert, për një pensionist, i hiqet një pensionisti, një të sëmuri, apo nxënësi. Zhvillimi është aftësia për ta bërë bukën më të madhe, që në ndarjen e saj më pas, të ketë më shumë për të gjithë”, tha Rama (A2 Televizion)
Po ndodh...
ide
Për një Republikë të Katërt, të Re!
Protesta që e mplaku qeverisjen Rama
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128