Sot seanca për dhunën ndaj 17-vjeçares në Fier/ Nëna e 15-vjeçares: Vajza ime ka nevojë për trajtim, jo vetëm për ndëshkim

12 July 2026, 15:20 / AKTUALITET ALFA PRESS

Sot seanca për dhunën ndaj 17-vjeçares në Fier/ Nëna

Në Gjykatën e Fierit pritet të zhvillohet seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj tre vajzave të dyshuara për dhunimin e 17-vjeçares, ngjarje që tronditi opinionin publik.

Nëna e njërës prej 15-vjeçareve ka folur para mediave, duke deklaruar se vajza e saj ndodhet e shtruar në spitalin psikiatrik dhe po merr trajtim mjekësor. Ajo ka kërkuar mirëkuptim për gjendjen e së miturës dhe ka shprehur keqardhje për ngjarjen.

Sipas saj, problemet me vajzën kishin nisur më herët dhe familja kishte kërkuar ndihmë nga shkolla dhe institucionet përkatëse. Ajo pretendon se shqetësimet e tyre nuk janë trajtuar siç duhet dhe se vajza ishte përballur me vështirësi sociale.

“Dua kurim të plotë për vajzën”, është shprehur nëna e 15-vjeçares, ndërsa ka thënë se nuk është në dijeni të plotë për diagnozën dhe trajtimin që po merr e bija.

Në Gjykatën e Fierit kanë mbërritur tre vajzat e përfshira në ngjarje: 19-vjeçarja Lionela Lamaj dhe dy 15-vjeçaret. Lamaj dyshohet për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim, ndërsa dy të miturat janë nën hetim në kuadër të të njëjtit procedim penal.

Po ndodh...

ide