Aksident tragjik në aksin Çermë-Divjakë, dy automjete përplasen “kokë më kokë”, humb jetën një 39-vjeçar

19 July 2026, 17:59 / AKTUALITET ALFA PRESS

Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në aksin nacional Çermë-Divjakë, në fshatin Çermë-Shkumbin.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë dy automjete, një BMW dhe një Opel, të cilat janë përplasur “kokë më kokë”

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën 39-vjeçari Bajram Kaçani, i cili udhëtonte me automjetin tip Opel. Mësohet se viktima ishte babai i tre fëmijëve, duke e bërë edhe më të rëndë tragjedinë për familjen e tij.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur edhe pesë persona të tjerë, të cilët ndodheshin në automjetin BMW, mes tyre tre fëmijë. Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Po ndodh...