EMRI/ Tentoi të shiste lëndë plasëse, blutë e Tiranës arrestojnë 52 vjeçarin

20 July 2026, 10:27 / AKTUALITET ALFA PRESS

Blutë e Tiranës kanë goditur një rast të tentative të shitjes së lëndëve plasëse, duke vënë kështu në pranga një 52 vjeçar të iidentifikuar me emrin Petrit Çeça.

I arrestuar ishte duke transportuar granata luftarake, kapsolla detonatore dhe lëndë plasëse (tritol), me qëllim shitjen e tyre. Ai u kap në rrugën “Kastritotët”, dhe mësohet se ishte banues në Fushë-Krujë dhe kishte precedent të mëparshëm penal.

Në pamjet e publikuara nga policia, ndjekja dhe arrestimi i Petrit Çeçës i ngjan një “skene filmi”.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Porosia”.

Goditet një rast i tentativës së shitjes së lëndëve plasëse.

Po transportonte granata luftarake, kapsolla detonatore dhe lëndë plasëse (tritol), me qëllim shitjen e tyre, kapet dhe vihet në pranga 52-vjeçari, me precedent të mëparshëm penal.

Sekuestrohen granata dore luftarake, ndezës unifikues granatash, 600 gramë lëndë plasëse (tritol), një pjesë e së cilës ishte e pajisur me 2 fitila dhe 2 kapsolla detonatore gati për shpërthim, si dhe kapsolla detonatore.

Si rezultat i informacioneve të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Porosia”.

Gjatë operacionit, në rrugën “Kastriotët”, u kap dhe u vu në pranga shtetasi P. Ç., 52 vjeç, banues në Fushë-Krujë, me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve.

Gjatë kontrollit të qeses që mbante me vete, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 2 granata dore luftarake, 2 ndezës unifikues, 600 gramë lëndë plasëse (tritol), një pjesë e së cilës ishte e pajisur me 2 fitila dhe 2 kapsolla detonatore gati për shpërthim, si dhe 6 kapsolla detonatore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Po ndodh...