Spanja, mbreti i ri i botës së futbollit! "La Roja" rrëzon Argjentinën dhe ngre Kupën e Botës
20 July 2026, 00:02 / SPORT

Spanja është kampionia e re e botës. "La Roja" ka mposhtur Argjentinën me rezultatin 1-0 pas 120 minutash lojë në finalen e madhe të Botërorit, duke rikthyer trofeun më të rëndësishëm të futbollit në Madrid pas 16 vitesh.
Heroi i finales ishte Ferran Torres, i cili realizoi golin vendimtar në minutën e 105-të të kohës shtesë, në një sfidë të luftuar deri në sekondat e fundit.
Skuadra e Luis de la Fuente dominoi pjesën më të madhe të ndeshjes dhe gjeti shpërblimin në momentin më të rëndësishëm, ndërsa Argjentina, që luajti me një futbollist më pak pas daljes me karton të kuq të Enzo Fernandez, nuk arriti të reagojë.
Me këtë sukses, Spanja ngjit për herë të dytë yllin e Botës në fanellë dhe shpallet mbretëresha e re e futbollit botëror.
Po ndodh...
Protesta dhe dezertorët në PS dhe PD
Nga Indrit Gjyzeli
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128