Zjarr i përmasave të mëdha në pyllin e Iballës, ndërhyrje nga ajri për shkak të terrenit të vështirë

Një zjarr i përmasave të mëdha vijon të mbetet aktiv prej mbrëmjes së djeshme në zonat pyjore të njësisë administrative Iballë, në bashkinë e Fushë-Arrëzit.
Vatra e zjarrit është shfaqur në ekonominë pyjore Iballë–Mezi, mbi lagjen Gere në fshatin Iballë. Për shkak të terrenit të thyer dhe të vështirë, forcat zjarrfikëse të Fushë-Arrëzit nuk kanë mundur të ndërhyjnë drejtpërdrejt në zonën e përfshirë nga flakët, duke u pozicionuar në qendër të njësisë administrative.
Flakët janë përhapur kryesisht në një sipërfaqe me shkurre, ndërsa dyshimet paraprake flasin për një zjarrvënie të qëllimshme.
Gjatë natës, banorët e zonës dhe shërbimi pyjor kanë vijuar përpjekjet për izolimin e zjarrit, duke përdorur mjete rrethanore.
Në orët e fundit është angazhuar edhe një helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes, i cili po operon nga ajri për të mbajtur nën kontroll përhapjen e flakëve dhe për të kufizuar perimetrin e zjarrit.
Po ndodh...
Protesta dhe dezertorët në PS dhe PD
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128