Protestuesit mblidhen te Kuvendi, me thirrje kundër klasës politike dhe vezë në duar, Policia i largon

20 July 2026, 10:54 / POLITIKË ALFA PRESS

E ndërsa seanca plenare e cila do të mbahet sot në ora 12:00 ende nuk ka nisur, sikundër kishin paralajmëruar ditë më parë nga sheshi, protestuesit janë mbledhur para Kuvendit.

Dhjetëra protestues janë mbledhur në pjesën e pasme të Kuvendit, ndërsa dëgjohen thirrje “Parlament i krimit”, teksa në institucion kanë nisur të mbërrijnë deputetët dhe ministrat socialistë.

Ndërkaq, disa prej tyre shihen me vezë në duar, që mesa duket do të lëshohen ‘me breshëri’ ndaj ligjvënësve, njëjtë si në protestën e mëparshme para Kuvendit.

Në kor ata dëgjohen duke brohoritur “Rama jepe dorëheqjen”, ndërsa më pas ka ndërhyrë policia duke i zhvendosur nga oborri i jashtëm i Kuvendit.

Sakaq, pasditen e sotme pritet të mbahet edhe protesta e përditshme para godinës së Kryeministrisë, ku protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës dhe qeverisë së tij. 

Po ndodh...