Matematicienet që ndryshuan botën
Matematika, që konsiderohet gjerësisht si “Mbretëresha e shkencave”, shquhet për shkallën e lartë të abstraksionit, përfytyrimit e logjikës të ftohtë, cilësi që burrat, ndër shekuj, kanë parapëlqyer t’ia atribuojnë vetëm vetes të tyre, duke e paragjykuar seksin tjetër – gruan. Ndonëse statistikat flasin në favor të tyre, cilësia dhe sasia janë dy gjera të ndryshme.
Më poshtë po u sjell katër gra matematiciene të shkallës të parë, që kanë jetuar në shekuj të ndryshëm, me forcën e inteligjencës të tyre jo vetëm thyen tabu por dhanë edhe kontribute të çmuara për Shkencën.
HIPATIA e Aleksandrisë (370-415 e.s.) ishte njëherazi filozofe, astronome dhe matematiciene greke e shkollës të Aleksandrisë në Egjipt. Ajo është matematicienia e parë femër e dokumentuar në historinë e shkencës. Jepte mësim në këtë shkollë krahas matematicienëve të njohur të kohës, dishepull e Diofantit dhe Euklidit. Njihet për punimet e saj origjinale mbi “Koniket” dhe Komentarin e veprës madhore, “Almagestit” të Ptolemeut, për ndërtimin e astrolabit dhe higrometrit. Fatkeqësisht ajo jetoi në epokën e konflikteve të ashpra fetare midis paganëve dhe kristianëve të parë dhe kjo i kushtoi jetën (u vra prej tyre barbarisht kur ishte 45 vjeç!)
Sofia ZHERMEN (1776-1831). Matematicienia me e njohur, femër, e shek 18-te. E lindur në Francë, ku edhe përfundoi shkëlqyer Shkollën Politeknike, më prestigjiozen që kanë francezët në shkencat edhe sot, duke qenë e para femër në historinë e kësaj shkolle. Punimet e saj janë të njohura në disiplina të tilla si, Teoria e numrave, në Algjebër, por edhe në Fizikë dhe në Mekanikën e aplikuar. Ka qenë gjithashtu një filozofe me kontribute të vyera. Fatkeqësisht vdiq shumë e re, vetëm 55 vjet
Sofia KOVALEVSKAJA (1850-1891), matematicienia më e madhe femër e shek. 19-të. Lindi dhe u rrit në Rusi, por edukimin e lartë shkencor e mori në Gjermani, në universitetin e Hildelbergut. Është e para femër me titullin “doktor-profesor” në shkencat matematike. Punimet e saj janë të njohura në Analizën matematike, në Ekuaciont e fizmatit, si dhe në Mekanike. Ka një teoremë që mban emrin e saj. Sot, për nder të saj, ekziston edhe çmimi “Kovalevskaja” në Matematike. Vdiq në moshën 41 vjeçare!
Emmy NOETHER (1882-1935) një prej matematicieneve më të mëdha femra të shek. 20-të. Ajnshtajni, aq i kursyer në vlerësime, do të thoshte për të: “Gjenia më e madhe matematike krijuese, që kurse femrat janë angazhuar në studimet e larta”. Punimet e saj shkencore në fushën e Algjebrës, në teorinë e Unazave, si dhe “Teorema Noether” në Fizikë, që shpjegon lidhjen e Simetrisë me Ligjet e ruajtjes, do të mjaftonin që ta rendisnin atë ndër gratë më elitare të shkencës. Fatkeqësisht edhe kjo ndërroj jetë vetëm 53 vjeç!
Është e vështirë të flasësh më shumë për gjeni të tilla të shkencës por mund të themi pa mëdyshje se jeta dhe puna e tyre, ndonëse e shkurtër, theu paragjykimet shekullore se deri ku mund të arrijnë aftësitë dhe gjenia e një femre edhe në fushën e shkencave ekzakte dhe veçanërisht në Matematikë./Përgatiti KLodi Stralla
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
