Historitë misterioze që qëndrojnë pas trekëndëshit të liqenit të Miçiganit

11 Gusht 2022, 15:56 / MISTERE ALFA PRESS

Historitë misterioze që qëndrojnë pas trekëndëshit

Ndërsa të gjithë janë të vetëdijshëm për Trekëndëshin e Bermudës  ekziston dhe një trekëndësh tjetër me karakteristikat e ngjashme me ato të Bermudës.

Dhe bëhet fjalë për pjesën trekëndore të liqenit të famshëm të Miçiganit që njihet për fundosjen e anijeve, zhdukjen e ekuipazheve dhe për avionët e zhdukur.

Trekëndëshi i famshëm i Liqenit të Miçiganit është i shkallëzuar dhe asnjë nga anët e tij nuk është e barabartë.

 Tre pikat kryesore të këtij trekëndëshi janë shënuar nga tre qytete të ndryshme.

Ka histori të shumta lidhur me pamjen e këtij liqeni dhe thashetheme të pashpjeguara që vijnë nga ky rajon.

Legjendat dhe historitë e frikshme për këtë liqen datojnë që nga shekulli 17-të.

Kjo përfshin një anije franceze që u zhduk me valën dhe nuk u pa më.

Dhe kjo nuk ishte hera që njerëzit shihnin gjëra të çuditshme që po ndodhnin në këtë rajon.

Ky liqen ka qënë shtëpia e një prej incidenteve më të çuditshme, ku përfshihet edhe mbytja e anijes më të  vjetër.

Eksploruesi i famshëm francez Rene Robert Cavalier ishte përgjegjës për mbikëqyrjen e ndërtimi të anijes  Le Griffon.

Kjo anije u projektua veçanërisht për transportine leshit dhe në vitin 1679 u nis për udhëtimin e saj të parë.

Shumë historianë kanë zbuluar se kjo anije po përpiqej të gjente një kalim për në Kinë dhe Japoni. 

Fatkeqësisht kjo anije nuk mundi të arrinte aq larg dhe u zhduk në momentin që hyri në trekëndëshin e liqenit të Miçiganit.

Anëtarët e ekuipazhit u përballën me të njëjtin fat si anija dhe deri më sot askush nuk e di arsyen e zhdukjes së kësaj anije.

Pothuajse 200 vite më vonë një tjetër incident i pashpjegueshëm ndodhi në këtë liqen.

Në shtator të vitit 1860, një anije me avull e njohur si PS Lady Elgin u përplas me një gomone të vogël të njohur Augusta.

Historitë misterioze që qëndrojnë pas trekëndëshit
Pamje e anijes Elgin para mbytjes

Kjo gomone ishte e ngarkuar me lëndë drusore dhe po shkonte në Çikago.

Augusta vazhdoi drejt Çikagos; megjithatë, anija Elgin u fundos.

Si pasojë e këtij aksidenti pothuajse 300 persona u fundosën.

Qyteti i Miçiganit gjithashtu është i njohur për pamjet e UFO-ve dhe shumë njerëz kanë vlerësuar se kjo është për shkak të trekëndëshit të liqenit të Miçiganit. 

Ka pasur drita të veçanta dhe janë parë shumë objekte fluturuese të paidentifikuara, ngjarje të çuditshme të motit dhe vëzhgime të çuditshme.

Madje ka pasur raportime  dhe për topa zjarri që kanë rënë në liqe në vitin 1919 që nuk ishin stuhi apo uragane por pamje që banorët e zonës nuk i kishin parë më parë. 

 

Po ndodh...