Shkoi në motel me ta dhe më pas i vrau, 21-vjeçarja akuzohet për vdekjen e dy burrave! E reja përdori ChatGPT për përzierjen e drogës

Një 21-vjeçare në Koreja e Jugut është akuzuar për vrasjen e dy burrave, pasi hetuesit zbuluan se ajo kishte pyetur në mënyrë të përsëritur ChatGPT për rreziqet e përzierjes së barnave me alkoolin.
Policia në Seul bëri të ditur se, nga analiza e telefonit të saj celular, rezultoi se e dyshuara, e identifikuar vetëm me mbiemrin Kim, kishte pyetur ChatGPT: “Çfarë ndodh nëse merr pilula gjumi me alkool?”, “Sa duhet të marrësh që të jetë e rrezikshme?” dhe “A mund të vrasë dikë?”.
Kim kishte deklaruar më parë para policisë se kishte përzier në pije qetësues me recetë që përmbanin benzodiazepina, por se nuk e dinte që burrat do të humbnin jetën.
Megjithatë, një hetues policor tha se ajo ishte “plotësisht e vetëdijshme se konsumimi i alkoolit së bashku me barna mund të çojë në vdekje”. Kim u arrestua fillimisht më 11 shkurt me akuzën më të lehtë për shkaktim dëmtimi trupor me pasojë vdekjen, pasi dy burra humbën jetën dhe një tjetër mbeti pa ndjenja pasi kishin shkuar me të në një motel.
Sipas policisë, sulmi i parë i dyshuar ndodhi më 28 janar, kur ajo hyri në një motel në zonën Suyu-dong, në distriktin Gangbuk-gu, me një burrë rreth të 20-ave. Ajo u largua e vetme dy orë më vonë, ndërsa burri u gjet i vdekur në dhomë ditën pasuese.
Me të njëjtën metodë, ajo dyshohet se vrau një tjetër burrë rreth të 20-ave më 9 shkurt, pasi të dy u regjistruan në një motel tjetër në Gangbuk-gu.
Zyrtarët thanë gjithashtu se përpjekja e parë për vrasje përmes keqpërdorimit të barnave kishte ndodhur në dhjetor të vitit të kaluar, kur ajo i kishte dhënë një pije të përzier me qetësues partnerit të saj të atëhershëm, në parkingun e një kafeneje në Namyangju, në provincën Gyeonggi, duke i shkaktuar humbje të vetëdijes.
Sipas policisë, pasi viktima e saj e parë rifitoi vetëdijen, Kim filloi të përgatiste pijet me doza dukshëm më të larta të barit.
Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet do të vazhdojnë për të verifikuar nëse ka viktima të tjera përtej tre rasteve të identifikuara deri më tani.
Po ndodh...
ide
Mesazhet për Rama&Berisha dhe një akti i McAllister në Tiranë
Pse eurodeputetët duhet të takojnë Berishën?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128