
Si shkencëtarët po i numërojnë krillët e Antarktikës?

Të shqetësuar për ndikimin e ndryshimeve klimatike në ekosistemet detare, shkencëtarët kanë gjetur një mënyrë për evidentuar nëse ekziston ndonjë problematikë në një nga zinxhirët kryesorë ushqimorë të gjallesave. Për këtë nuk do të futen në det, por do të fluturojnë në hapësirë. Ç’do të thotë kjo?
A e dini se ka një gjallese mbi tokë, dendësia e llojit të së cilës mund të evidentohet nga Hapësira?
Një nga kafshët me popullsi më të madhe por dhe më të rëndësishme në planet për na ndikimi që kanë në zinxhirin ushqimor janë krillet e Antarktidës, gjallesa që jetojnë e shumohen në ujë.
Dendësia e tyre ka aftësinë të ndryshojë ngjyrën e oqeanit, thonë studiuesit, ndaj është lehtësisht e evidentueshme se ku ato po hasen me kushte të vështira mbijetese.
Krillet janë ushqim për disa nga kafshët më të mëdha në planet duke përfshirë balenat gjigante që migrojnë mijëra kilometra në Antarktidë, për t'u ushqyer me to.
Kafshët e egra detare duke përfshirë pinguinët, fokat dhe shpendët e detit të gjitha ushqehen me këto krijesa të vogla.
Ato janë gjithashtu themeli i një oqeani të shëndetshëm pjesë e një cikli të rëndësishëm: balenat ushehen me krillet, krillet hanë bimë mikroskopike që jetojnë në akullin e detit dhe këto bimë thithin karbonin që ngroh planetin.
Megjithatë, ndërsa temperaturat e oqeanit rriten me ngrohjen globale, shkencëtarët janë të shqetësuar se ky cikël mund të ndërpritet dhe se krill mund të preket prej këtyre ndryshimeve.

ide

Politika e tranzicionit nuk gjen forcë të përgëzojë SPAK-un


Pas Veliajt, a do të vijë radha e Edi Ramës?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128