Studim: Konsumimi i kivit përmirëson humorin brenda vetëm 4 ditëve

18 Dhjetor 2025, 16:03 / MISTERE&KURIOZITETE ALFA PRESS

Studim: Konsumimi i kivit përmirëson humorin brenda vetëm 4

Një studim i ri tregon se konsumimi i kivit mund të ketë një efekt të shpejtë dhe të dukshëm në përmirësimin e humorit dhe vitalitetit. Ekipi i studiuesve nga Universiteti i Otagos në Zelandën e Re zhvilloi një regjim ushqimor 8-javor me 155 të rritur, të cilët kishin nivele të ulëta të vitaminës C.

Pjesëmarrësit u ndanë në tre grupe: ata që merrnin suplemente me vitaminë C, ata që merrnin placebo dhe ata që hanin dy kivi në ditë. Gjatë periudhës së studimit, pjesëmarrësit raportuan përmes sondazheve në celular për nivelin e energjisë, humorin, cilësinë e gjumit dhe aktivitetin fizik.

Rezultatet, të publikuara në British Journal of Nutrition, treguan se konsumimi i kivit përmirësonte humorin dhe energjinë brenda vetëm 4 ditëve, ndërsa kulmi i efektit arrihej pas 14-16 ditëve. Në krahasim, suplementet me vitaminë C treguan një efekt më të vonshëm, i dukshëm vetëm pas ditës së 12-të.

Ekspertët shpjegojnë se kivi është një burim natyral shumë i pasur me vitaminë C, por përveç përmirësimit të humorit, ka dhe veti të tjera të njohura. Ai ndihmon në përmirësimin e tretjes, rrit përthithjen e hekurit, ndihmon në shkëlqimin e lëkurës dhe është një burim i mirë i acidit folik, i domosdoshëm për gratë shtatzëna.

Kjo zbulim i fundit sugjeron se një dietë e thjeshtë, e pasur me fruta si kivi, mund të ndikojë pozitivisht në shëndetin mendor dhe fizik në mënyrë natyrale, duke ofruar një alternativë të shëndetshme për suplementet tradicionale.

Po ndodh...

ide