Ndodhej me bashkëshorten dhe të bijën, ekzekutohet 48-vjeçari në Ferizaj

Një 32-vjeçar është vrarë me armë zjarri një natë më parë në Ferizaj. Policia e Kosovës po heton rrethanat e ngjarjes, ndërsa ka sekuestruar një armë dhe një gëzhojë në vendin e krimit.
Ngjarja ka ndodhur në banesën e shtetasit M.B., 48 vjeç, ku në momentin e incidentit ndodheshin edhe bashkëshortja e tij dhe vajza 24-vjeçare A.R.
Sipas hetimeve paraprake, 24-vjeçarja ka mbetur e lënduar dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes, rasti po trajtohet si “vrasje e rëndë”.
Me vendim të prokurorit, M.B. është ndaluar për 48 orë, ndërsa e njëjta masë është marrë edhe ndaj A.R.
Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Hetimet po vazhdojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.
Po ndodh...
Protesta si "Arka e Noes" për PD, por Berisha duhet të zbresë...
ide
“Po kontrolloj rënien!”
Protesta si bekim: Fitorja e madhe që shumë ende nuk e shohin
S'ka më “E Keqja më e Vogël”
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
