U rrëzua në greminë duke mbledhur çaj mali, 31-vjeçari dërgohet me urgjencë drejt Traumës

Drilon Agolli, 31 vjeç u rrëzua ditën e djeshme nga një shkëmb në Malin e Gopeshit, në zonën e Moglicës, që i përket Bashkisë Maliq, teksa ishte duke mbledhur çaj mali. Ndërkohë Policia e Maliqit në bashkëpunim me forcat zjarrfikëse ka bërë të mundur gjetjen dhe shpëtimin e tij.
Operacioni i kërkim-shpëtimit përfundoi rreth mesantës, kur ekipet lokalizuan të plagosurin, i cili ka marrë dëmtime të rënda në trup. Për shkak të terrenit të vështirë ai fillimisht u transportua me barrelë deri në një zonë të aksesueshme, dhe më tej u dërgua në spitalin e Traumës në Tiranë, ku edhe po merr ndihmën mjekësore.
Drilon Agolli, kishte dalë në mal për të mbledhur çaj mali dhe bimë medicinale, që ishte puna me të cilën merrej prej vitesh. Autoritetet ende janë duke bërë verifikimin e rrethanave të plota të ngjarjes.
Po ndodh...
Protesta si "Arka e Noes" për PD, por Berisha duhet të zbresë...
ide
“Po kontrolloj rënien!”
Protesta si bekim: Fitorja e madhe që shumë ende nuk e shohin
S'ka më “E Keqja më e Vogël”
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128