Rrufeja godet një pemë në një park në Suedi, plagosen 10 persona

10 persona u plagosën pasi rrufeja goditi një pemë në një park në Suedi të dielën. Stuhia e fortë u regjistrua në Parkun Tosselilla Sommarland, e cila shkaktoi goditje rrufeje drejtpërdrejt në zonë. Si rezultat, disa persona u plagosën.
Parku ndodhet në rajonin Skania dhe autoritetet shëndetësore njoftuan se një grua 45-vjeçare po trajtohet për “lëndime serioze”.
Dy persona të tjerë u dërguan në spital me ambulancë, ndërsa dy të rritur dhe pesë fëmijë morën trajtim në vendngjarje.
“Të gjithë pësuan lëndime të lehta”, tha rajoni Skane në një njoftim për shtyp.
Rrufeja goditi një pemë dhe degët ranë mbi një grup njerëzish që rastësisht po kalonin aty pranë. Agjencia Meteorologjike Suedeze kishte lëshuar një paralajmërim për stuhi dhe reshje të dendura shiu në një pjesë të madhe të jugut të vendit.
Po ndodh...
Protesta si "Arka e Noes" për PD, por Berisha duhet të zbresë...
ide
“Po kontrolloj rënien!”
Protesta si bekim: Fitorja e madhe që shumë ende nuk e shohin
S'ka më “E Keqja më e Vogël”
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128