Ish-i dënuari politik Shefqet Gjana: Si përgjigjem kur më pyesin, se pse ndër vite kam mbështetur Lulzim Bashën

28 June 2026, 20:35 / POLITIKË NGA SHEFQET GJANA
Ish-i dënuari politik Shefqet Gjana: Si përgjigjem kur më pyesin,

Zakonisht e pi kafen vetëm, pasi në këtë moshë jeton fal kujtimeve, por sot më vijnë dy miq të hershëm në tavolinë.

Njëri më pyet: Kur e keni njohur Lulzim Bashën?

Nuk më kujtohet relisht, por për herë të parë në një emision të Blendi Fevziut. Zëvendës rektorja e universitetit Dr. Prof. Duka thotë: Isha në Holandë për të bërë një marrveshje për shkëmbim përvoje me universitetin e atjeshëm.

Rektori mes bisedës më tha: Kemi një student nga Shqipëria me rezultate të shkëlqyera.

E pyes: - Kush është ai?

Ajo thotë: Ai quhet Basha Lulzim.

Unë i thash: A mundet ta takojë?

- Jo .. se ndodhet në Francë .

- Thash me vete, sa e lumtur do të isha sikur një rektor të më fliste kështu për fëmijët e mi!

Tjetri ma pret:  Pse keni qenë tash disa vite në krah të Bashës?

 - Jo se unë kam qenë idhtar i njëshave, por parimet, vizionet, parashtrimet dhe vendimet e tij u konvenuan pikpamjeve të mija.

1. Veting i politikanëve nga një komision i paanshëm 

2. Hapja e dosjeve të Sigurimit të Shtetit për gjthë politikanët.

3. Ligji i lustracionit, që të pastrohen partitë e dikasteret nga ish komunistët dhe sigurimsat e diktaturës.

4. Zgjedhje të lira dhe me kod tjetër , që të siguroi lista 100% të hapura .

5. Kufizim i mandatit të kryeministrit për 8 vite .

6. Zvoglim numërit të deputetve dhe krijimi i një senati .

7. Përkrahje pa rezerva SPAK .

8. Mbështetje pa ekuivok aleatit ton strategjik SHBA .

9. Zgjedhja e presidentit nga populli dhe njohje kopetencash .

Pikërisht se këta laboroi Basha në programin e tij dhe i bindur, se zbatimi i tyre ishte themeli i një demokracie reale, më konvenonin me pikpamjet e mia, ndaj u gjenda në krah të tij pa asnjë interes personal, as fizik dhe as material .

Po ndodh...

ide