Shkoi për të mbledhur çaj, dhe rrëzohet nga shkëmbi, nisin kërkimet për gjetjen e një personi në Maliq

28 June 2026, 21:02 / AKTUALITET ALFA PRESS

Një person ka rënë nga një shkëmb dhe ka pësuar dëmtime të rënda në zonën e Maliqit.

Ngjarja ka ndodhur pak më parë në malin e Gopeshit, në njësinë administrative Moglicë.

Sipas të dhënave paraprake, një banor nga Gramshi kishte shkuar në zonën malore për të mbledhur çaj, kur është rrëzuar aksidentalisht.

Mësohet se një tjetër banor ka njoftuar policinë për ngjarjen. Ndërkohë, grupi hetimor së bashku me forcat zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes për të bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e të plagosurit.

 
 

Po ndodh...

ide