Frymëzohen nga Tirana/ Mijëra serbë protestë kundër Vuçiç: Nuk mjafton dorëheqja, ndryshim sistemi
28 June 2026, 23:12 / BOTA
Mijëra protestues u mblodhën në Kraljevo të Serbisë të dielën, një ditë pasi Presidenti Aleksandër Vuçiç tha se do të jepte dorëheqjen, duke i hapur rrugën zgjedhjeve të parakohshme presidenciale dhe parlamentare.
Por ndryshe nga protestat e mëparshme dhe pas zhvillimeve në Tiranë me protesta të mëdha anti-sistem, protestuesit serb në protestën e së dielës ishin skeptikë ndaj njoftimit të Vuçiçit dhe tashmë kërkojnë më shumë se thjesht dorëheqja. P⁶rfaqësues të Protestës deklaruan se ishte një “lojë” dhe se Vuçiç do të qëndronte në pushtet, ndërsa të tjerë thanë se ndryshimi nuk do të vinte nëse i gjithë sistemi politik dhe zgjedhor në Serbi, nuk do të riorganizohej sipas një demokracie funksionale dhe një Shteti ligjor. Ky agravim i kërkesave të protestave rreth një vjeçare në vendin ballkanik që drejtohet në mënyrë autokratike nga "vëllau" i ngjashëm i Edi Ramës, duket se vjen i frymëzuar nga kërkesat e oanegociueshme të protestuesve në Shqipëri të cilët nuk mjaftohen vetëm me dorëheqjen e kryeministrit, por kërkijnë edhe një qeveri teknike e cila do të përgatisë reforma të mëdha kushtetuese dhe zgjedhore.
Vuçiç, i cili ka qenë në pushtet si kryeministër ose president për 12 vjet, është përballur me muaj të tërë protestash të udhëhequra nga studentët, të shkaktuara nga shembja e një tendë betoni në një stacion hekurudhor në qytetin verior të Novi Sadit në fund të vitit 2024, ku humbën jetën 16 persona.
Incidenti është bërë simbol i asaj që shumë e shohin si keqmenaxhim qeveritar dhe korrupsion nën drejtimin e Vuçiçit, dhe protestat që pasuan kanë qenë më të mëdhatë në Serbi që nga përmbysja e Slobodan Millosheviçit në vitin 2000.
Po ndodh...
Protesta si "Arka e Noes" për PD, por Berisha duhet të zbresë...
Nga Indrit Gjyzeli
ide
“Po kontrolloj rënien!”
Nga Ardi Stefa
Protesta si bekim: Fitorja e madhe që shumë ende nuk e shohin
Nga Adri Nurellari
S'ka më “E Keqja më e Vogël”
Nga Sidi Hasanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128