Noizy shuan dyshimet: Oriola Marashi është modelja më e mirë që ka patur Shqipëria
Kohët e fundit flitej se reperi Noizy nuk fliste me modelen Oriola Marashi.
I ftuar në “Why Not” në RTV Ora reperi Rigels Rajku ka folur për raportin me modelen e njohur. Noyziu shpreh se janë shumë të afërt me njëri tjetrin dhe ngelen miq të mirë. Ai tregoi se e ka shumë përzemër Oriolën, dhe seaho është modelja më e mirë që ka patur Shqipëria
“Oriolën e kam shumë përzemër. Po të ishte çun, do të ishte shoku im më i ngushtë. Është gocë fantastike, zemrën që ka Oriola, nuk e ka asnjë vajzë tjetër deri sot. Është shumë easygoing, e ke për çfarëdolloj gjëje, çfarëdolloj problemi, çfarëdolloj halli. Mund ta marësh në telefon, të bisedosh me të. Me Oriolën nuk kemi ndejtur pak, kemi ndejtur non-stop, grumbull, në studio, në shtëpi, udhëtonim bashkë, është gango. Është modelja më e mirë që ka patur ndonjëherë Shqipëria,‘- tha reperi.
Pas deklaratës së reperit, nuk ka munguar as reagimi I modeles.
Oriola Marashi postoi në Instagram intervistën e reperit, duke shkruajtur se ai ka qënë një nga mbështetësit më të mëdhenj.
“Ke qenë gjithë një nga mbështetësit e mi më të mëdhenj. Më i miri i të mirëve”- shkruan ajo.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
