Për vendin e Tretë/ Çmenduri golash, Anglia shkatërron Francën 6 me 4
Gjysmëfinalja e Botërorit 2026, është mbyllur si një festival i çmendur golash. Anglia ka siguruar vendin e tretë, duke mposhtur Francën me rezultatin 6 me 4.
Anglia ka zhvilluar një pjesë të parë të jashtëzakonshme, duke shkuar në dhomat e zhveshjes me një avantazh të thellë 0-4.
“Tre Luanët” e nisën furishëm takimin dhe gjetën golin që në minutën e 3-të. Declan Rice realizoi një perlë nga distanca, duke shtangur portierin Mike Maignan dhe duke kaluar Anglinë në avantazh.
Në minutën e 18-të, Ezri Konsa dyfishoi shifrat. Pas një krosimi perfekt të Rice në zonë, mbrojtësi anglez u ngrit mbi të gjithë dhe me kokë dërgoi topin në rrjetë.
Franca pati një moment reagimi me Mbappen në minutën e 35-të, por goditja e tij u ndal nga Henderson. Ndërkohë, goli i Saka në minutën e 11-të u anulua për pozicion jashtë loje.
Në minutën e 37-të erdhi edhe goditja e tretë. Marcus Rashford shërbeu për Bukayo Saka, i cili përballë portës së boshatisur nuk gaboi dhe çoi rezultatin në 0-3.
Por drama nuk mbaroi aty. Në shtesën e pjesës së parë, 45+1’, Saka shënoi sërish duke e çuar rezultatin në 0-4.
por në pjesën e dytë Franca është rikuperuar shpejtë, duke shënuar 3 gola rresht dhe ngushtuar rezultatin në 3-4. Por pikërisht kur Franca dukej se pas presiinit të shtuar do barazonte rezultatin, Anglia në fund të ndeshjes ne kundërsulme ka shënuar edhe 2 gola duke e thelluar rezultatin në 4-6./Alfapress.al
Po ndodh...
Protesta dhe dezertorët në PS dhe PD
ide
Gabimi fatal që ka rrëzuar çdo pushtet në histori
A duhet të protestojnë gazetarët?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128