Përplasen dy automjete në aksin Lushnjë–Berat, përfundon në spital e moshuara

11 July 2026, 23:11 / AKTUALITET ALFA PRESS
Përplasen dy automjete në aksin Lushnjë–Berat,

Një aksident është regjistruar në aksin nacional Lushnjë–Berat, në qendër të fshatit Fier-Shegan, ku janë përplasur dy automjete.

Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e përplasjes ka mbetur e lënduar një e moshuar, e cila është transportuar me urgjencë në Spitalin e Lushnjës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në momentin e aksidentit, në vendngjarje ndodheshin forca të ushtrisë, të cilat ndërhynë për të disiplinuar trafikun deri në mbërritjen e Policisë Rrugore.

Nga të dhënat e para mësohet se një automjet tip Benz ka përplasur nga pas një automjet tip Volkswagen.

Policia Rrugore ka nisur veprimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Po ndodh...

ide