Aktori Mehdi Malkaj: Rama premtoi shëndetësi falas, arsim modern dhe pensione të larta! Ku i ka?

11 July 2026, 20:50 / POLITIKË ALFA PRESS
Aktori Mehdi Malkaj: Rama premtoi shëndetësi falas, arsim modern dhe

Aktori Mehdi Malkaj ka mbajtur një fjalim në protestën kundër qeverisë, ku ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për premtimet e bëra ndër vite dhe ka deklaruar se qytetarët kanë humbur frikën për të kërkuar llogari.

Duke iu referuar deklaratave të Ramës se do ta çojë mandatin deri në fund, Malkaj tha se kryeministri duhet të japë llogari për premtimet e bëra gjatë fushatave elektorale.

“E keni vënë re që thotë: unë do ta çoj deri në fund se kam kontratë. Në kontratë ka thënë mjekësia falas, ku është? Arsimi model, ku është? Pensionistët që do gëzonin, ku janë?”, u shpreh ai.

Malkaj kundërshtoi gjithashtu mënyrën e komunikimit të qeverisë me qytetarët, duke thënë se askush nuk mund t’u diktojë shqiptarëve se çfarë duhet të bëjnë.

“Ne nuk jemi honxhobonxho. Ne jemi populli shqiptar trim. Ne kemi vrarë frikën”, deklaroi aktori nga protesta.

Po ndodh...

ide