Korçë/ Humb jetën një 74-vjeçar nga zjarri që përfshiu një apartament, evakuohen banorët e pallatit

11 July 2026, 16:37 / AKTUALITET ALFA PRESS
Korçë/ Humb jetën një 74-vjeçar nga zjarri që

Një 74-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu një apartament në një pallat në qytetin e Korçës.

Sipas të dhënave paraprake, flakët shpërthyen në një nga katet e pallatit, ndërsa tymi u përhap me shpejtësi në të gjithë godinën, duke bërë të nevojshëm evakuimin e banorëve.

Në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse dhe shërbimet e Policisë, të cilat ndërhynë për shuarjen e flakëve dhe evakuimin e banorëve.

Viktima është identifikuar si Urim Hysolli, 74 vjeç, i cili jetonte i vetëm në banesë, ndërsa kujdesej nga persona të tjerë. Sipas informacioneve paraprake, i moshuari konsumonte alkool dhe dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar aksidentalisht si pasojë e një pakujdesie, megjithëse shkaku i saktë ende nuk është konfirmuar.

Personi që kujdesej për 74-vjeçarin ka arritur të dalë në kohë nga banesa, ndërsa i moshuari nuk ka mundur të shpëtojë dhe dyshohet se ka ndërruar jetë nga asfiksia e shkaktuar nga tymi.

Pas fikjes së zjarrit, grupi hetimor do të vijojë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të ngjarjes.Një 74-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu një apartament në një pallat në qytetin e Korçës.

Sipas të dhënave paraprake, flakët shpërthyen në një nga katet e pallatit, ndërsa tymi u përhap me shpejtësi në të gjithë godinën, duke bërë të nevojshëm evakuimin e banorëve.

Në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse dhe shërbimet e Policisë, të cilat ndërhynë për shuarjen e flakëve dhe evakuimin e banorëve.

Viktima është identifikuar si Urim Hysolli, 74 vjeç, i cili jetonte i vetëm në banesë, ndërsa kujdesej nga persona të tjerë. Sipas informacioneve paraprake, i moshuari konsumonte alkool dhe dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar aksidentalisht si pasojë e një pakujdesie, megjithëse shkaku i saktë ende nuk është konfirmuar.

Personi që kujdesej për 74-vjeçarin ka arritur të dalë në kohë nga banesa, ndërsa i moshuari nuk ka mundur të shpëtojë dhe dyshohet se ka ndërruar jetë nga asfiksia e shkaktuar nga tymi.

Pas fikjes së zjarrit, grupi hetimor do të vijojë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të ngjarjes.

Po ndodh...

ide