“Little Albania” në hartën zyrtare të New York-ut, krijohet lagjja shqiptare në Bronx

“Little Albania” është përfshirë në hartën zyrtare të enklavave të emigrantëve në New York, duke u renditur mes zonave që përfaqësojnë komunitete të ndryshme etnike dhe historinë e tyre kulturore në qytet.
Lagjja shqiptare ndodhet në Bronx, ku prej dekadash jeton një nga komunitetet më të mëdha shqiptare në New York. Ajo është përfshirë në një hartë të publikuar nga Bashkia e qytetit, e cila identifikon 30 zona në pesë bashkitë e metropolit amerikan.
Publikimi i hartës ka shkaktuar edhe polemika, pasi mungon “Little Italy”, një nga lagjet më të njohura të komunitetit italo-amerikan. Përfaqësues të këtij komuniteti kanë reaguar duke e cilësuar këtë si një anashkalim të rëndësisë historike të emigrantëve italianë në New York.
Pavarësisht debatit, “Little Albania” mbetet pjesë e hartës zyrtare, krahas zonave të tjera të njohura si Koreatown, Chinatown, Little Ukraine, Little Guyana, Little Pakistan dhe Little Yemen. Bashkia e New York-ut ka sqaruar se qëllimi i kësaj nisme është dokumentimi i lagjeve të formuara ndër vite nga komunitetet emigrante.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128