Byrek me kulaçka me 2 lloje mbushjesh

Përbërësit:
500 gr miell
1 lugë çaji kripë
1 lugë gjelle uthull
250-280 ml ujë i vakët
3 lugë gjelle vaj
Për mbushjen e parë:
500 gr gjizë
1 dorë spinaq
2 vezë
Kripë, piper i zi, kopër
Mbushja e dytë:
2 patëllxhanë
1 spec
1 qepë
Kripë, piper
100 gr gjalpë i shkrirë ose 100 ml vaj
Përgatitja:
Zëmë brumin me miellin, kripën, uthullën, vajin dhe ujin derisa të bëhet i butë dhe elastik. E lemë të pushojë 30 minuta. Ndajmë brumin në 10-12 toptha të vegjël. Hapim çdo kulaçkë në petë të vogla, i lyejmë me gjalpë ose vaj, i vendosim njëra mbi tjetrën dhe i lemë të pushojnë 15-20 minuta. Me pas hapim petën e parë, shtrojmë mbushjen dhe e mbyllim petën në gjysmën e tavës. Hapim petën tjetër në gjysmën e mbetur të tavës dhe e mbushim me gjizën, vezët, piperin dhe koperin. Shtrojmë petën tjetër në gjysmën e tavës duke e spërkatur me gjalpë dhe vendosim mbushjen e patëllxhanit me spec dhe qepë. E mbulojmë me gjysmën e petës së mbetur. Lyejmë sipërfaqen me gjalpë dhe e presim byrekun në racione. E pjekim në furrë të parangrohur në 190°C për 45-50 minuta, derisa byreku të marrë ngjyrë të artë dhe të bëhet krokant.
Po ndodh...
Pushteti i kotësisë! Protesta i prishi “magjinë” Ramës dhe Berishës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128