U aksidentua në krye të detyrës, pas shtatë ditësh në spital, ndërron jetë polici Altin Kryeziu

23 August 2026, 23:57 / AKTUALITET ALFA PRESS
U aksidentua në krye të detyrës, pas shtatë ditësh

Polici Altin Kryeziu nuk arriti ta fitojë betejën për jetën. Pas shtatë ditësh të luftës nëpër spital, ai ka ndërruar jetë sot si pasojë e lëndimeve të rënda që kishte marrë në aksidentin e 16 gushtit në Malishevë, ndërsa ishte në krye të detyrës.

Mediat në Kosovë raportojnë se personi i dyshuar wë shkaktoi aksidentin e rëndë është Faton Gecaj, 27-vjeç, i cili është arrestuar menjëherë pas ngjarjes.

Kujtojmë se aksidenti ndodhi më 16 gusht, rreth orës 20:20, në rrugën "Ibrahim Mazreku" në Malishevë.

Altin Kryeziu pësoi lëndime shumë të rënda dhe u dërgua për trajtim në QKUK, ku mjekët u përpoqën t'ia shpëtojnë jetën.

Nga aksidenti u lënduan edhe pesë persona të tjerë. Sipas informacioneve të para, lëndimet e tyre ishin të lehta dhe jeta e tyre nuk ishte në rrezik.

 

Po ndodh...