“Na numërojnë përditë sa jemi”, aktori i njohur në protestë: Do të ikin me brekë nëpër këmbë

23 August 2026, 21:00 / AKTUALITET ALFA PRESS
“Na numërojnë përditë sa jemi”, aktori i njohur

Aktori i njohur Mehdi Malkaj iu bashkua sërish protestës qytetare kundër qeverisë.

Ai ka përcjellë një mesazh të fortë për protestuesit, duke mbështetur kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Malkaj tha se numërimi i vazhdueshëm i protestuesve nga qeveria tregon, sipas tij, frikën që ka shkaktuar protesta.

Ajo që mua më gëzon shumë është se këta në udhëheqjen e këtij idiotit këtu, na numërojnë ditë për ditë sa jemi. Kaq frikë kanë e kaq llahtarë kanë saqë thonë: ‘Bu, janë shtuar edhe dy veta’. E kanë tmerr, tmerr”, u shpreh aktori.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të mos e shtyjnë pjesëmarrjen në protestë dhe të reagojnë sa herë të kenë mundësi.

Jam gjithmonë me juve. Nuk bëhen gjërat me sikur. E mos e lëmë nesër, ta lëmë pasnesër, jo. Kush ka kohë për të ardhur, duhet të vijë”, tha Malkaj.

Aktori tregoi se, pavarësisht angazhimeve të tij profesionale, përpiqet të jetë pjesë e protestave.

Unë kam qenë nëpër punë dhe jam në një punë të rëndë që s’më lejon, por sa gjej një hapësirë, unë vij me vrap këtu”, deklaroi ai.

Po ndodh...