Të shtëna me armë zjarri drejt një makinë në Kuçovë, shpallet në kërkim 32-vjeçari
23 August 2026, 20:30 / AKTUALITET

Një automjet i parkuar është qëlluar me armë zjarri pasditen e sotme në lagjen “1 Maji” në Kuçovë. Ngjarja është raportuar rreth orës 15:40, kur 24-vjeçari S. R. ka njoftuar Policinë se në drejtim të automjetit të tij ishte qëlluar me armë.
Pas veprimeve të shpejta hetimore, Policia ka identifikuar autorin e dyshuar dhe e ka shpallur në kërkim. Bëhet fjalë për A. Ç., alias A. Gj., 32 vjeç, banues në Kuçovë.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të rastit, ndërsa po vijojnë kërkimet për lokalizimin dhe kapjen e 32-vjeçar.
Po ndodh...
Pushteti i kotësisë! Protesta i prishi “magjinë” Ramës dhe Berishës
Nga Indrit Gjyzeli
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128