Mbështet “Revolucionin e Flamingove”, pas Dua Lipës edhe Ermal Meta ‘braktis’ Ramën: Kjo tokë është jona, nuk shitet
Këngëtari me origjinë shqiptare, Ermal Meta, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për protestat e zhvilluara prej muajsh në Shqipëri në mbrojtje të tokës dhe mjedisit, të njohura si “Revolucioni i Flamingove”.
Gjatë prezantimit të këngës së tij të re, “Nu simu niente” (“Ne nuk jemi asgjë”), Meta foli për rezistencën e njerëzve të thjeshtë përballë interesave të mëdha ekonomike dhe korporative, duke iu referuar edhe zhvillimeve në Shqipëri.
“Është një këngë që flet për njerëzit, për njerëzit që e kuptojnë se ne nuk jemi asgjë, por që ndoshta kemi ende një gjë të vogël, fuqinë për t’u ngritur në këmbë kundër atyre që duan të na uzurpojnë tokën tonë”, u shpreh ai.
Meta tha se ajo që po ndodh në Shqipëri e ka bërë të reflektojë, duke veçuar veçanërisht fermerët dhe qytetarët e thjeshtë që, sipas tij, po përballen me struktura dhe interesa shumë më të fuqishme.
Duke e lidhur situatën me problematika të ngjashme në Itali, Meta përmendi Pulian, Ostunin dhe Sardenjën, ndërsa e mbylli mesazhin me një deklaratë të fortë për tokën dhe mbrojtjen e saj.
“Kjo tokë, për sa kohë që jemi këtu, është jona; dhe nuk shitet, e as mund të blihet”, deklaroi ai.
Me këtë deklaratë, Ermal Meta bëhet një tjetër emër i njohur që shpreh mbështetje për protestat, pas reagimeve të figurave të tjera shqiptare me famë ndërkombëtare, mes tyre edhe Dua Lipa.
Po ndodh...
Pushteti i kotësisë! Protesta i prishi “magjinë” Ramës dhe Berishës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128