Të shtëna me armë në Krujë, një person paralajmëron zjarrfikësit që të largohen nga vatra e zjarrit, çfarë ndodhi

23 August 2026, 16:16 / AKTUALITET ALFA PRESS
Të shtëna me armë në Krujë, një person

Një incident është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Krastës në Krujë, ku vijojnë përpjekjet për shuarjen e disa vatrave zjarri.

Sipas informacioneve praprake mësohet se një person ende i paidentifikuar ka qëlluar dy herë me armë zjarri në ajër, duke paralajmëruar zjarrfikësit që të largohen nga një prej zonave ku po ndërhynin për shuarjen e flakëve. Pas të shtënave, personi është larguar nga vendi i ngjarjes.

Zjarrfikësit kanë njoftuar menjëherë Policinë për incidentin, ndërsa kanë vijuar punën për izolimin dhe shuarjen e zjarrit.

Aktualisht në Krastë janë aktive rreth pesë vatra, të shpërndara në pika të ndryshme të zonës. Situata është vështirësuar nga era, e cila favorizon përhapjen e flakëve, ndërsa zjarri paraqitet me intensitet dhe ndodhet pranë zonave të banuara.

Në terren janë angazhuar forcat zjarrfikëse të Krujës, të mbështetura nga ekipet e Kamzës dhe Vorës. Ndërhyrja po kryhet edhe nga ajri, me një helikopter.

Po ndodh...