Pushim dreke në mbledhjen e PS-së, Manja në “aksion” me pjatë në dorë
23 August 2026, 16:44 / POLITIKË
Ndërpritet përkohësisht mbledhja e kryeministrit Edi Rama me drejtuesit politikë të Partisë Socialiste, për një pushim dreke.
Në pamjet e siguruara nga mbledhja shfaqen disa prej figurave të PS-së që marrin pjesë në takim, mes tyre ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku dhe ministri Ulsi Manja.
Gjatë pushimit të drekës, Manja është parë me pjatë në dorë, teksa drejtuesit socialistë kanë lënë për pak kohë diskutimet.
Pas përfundimit të pushimit, mbledhja pritet të vijojë me diskutime mbi strategjinë e komunikimit të Partisë Socialiste, daljet publike të drejtuesve dhe deputetëve, si dhe përdorimin e rrjeteve sociale.
Takimi zhvillohet në kuadër të organizimit të mëtejshëm të strukturave dhe komunikimit politik të PS-së.
Po ndodh...
Pushteti i kotësisë! Protesta i prishi “magjinë” Ramës dhe Berishës
Nga Indrit Gjyzeli
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128