Qull me mish pule

17 August 2026, 10:37 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Përbërësit:

500 gr mish pule
1 qepë e grirë hollë
2 lugë gjelle gjalpë ose vaj ulliri
1 litër lëng pule (ose ujë)
180–200 gr miell misri
Kripë, piper i zi, piper i kuq
Pak gjalpë në fund (sipas dëshirës)

Përgatitja
Kaurdisim qepën me gjalpin derisa të zbutet. Shtojmë copat e pulës dhe i skuqim lehtë nga të gjitha anët. Hedhim lëngun e pulës, pak kripë dhe e lëmë të ziejë rreth 35–45 minuta, derisa mishi të jetë shumë i butë. Nxjerrim mishin, e pastroje nga kockat dhe e copëtojmë. Kur lëngu të vlojë, shtojmë miellin e misrit gradualisht duke e përzier vazhdimisht me tel kuzhine që të mos krijohen kokrriza. E lemë qullin të gatuhet 15–20 minuta në zjarr të ulët, duke e përzier herë pas here. Kthejmë mishin e pulës në tenxhere, e përziejmë për 2–3 minuta. Në fund shtojmë pak gjalpë dhe pak piper të zi ose të kuq të sapobluar.

Receta nga znj. Albana

Po ndodh...