Dalin pamjet/ Si u sulmua shefi i Krimeve në Sarandë, momenti kur nxjerr armën e shërbimit

16 August 2026, 20:24 / AKTUALITET ALFA PRESS
Dalin pamjet/ Si u sulmua shefi i Krimeve në Sarandë, momenti kur

Dalin pamjet nga përplasja fizike në Sarandë, ku përfundoi i sulmuar edhe Shefi i Hetimit të Krimit të Komisariatit të Sarandës, Mateo Bakalli.

Ngjarja ndodhi rreth orës 03:20 të mëngjesit në rrugën “Butrinti”, teksa efektivi i policisë ndërhyri për të ndalur një konflikt mes rojeve të sigurisë së një lokali dhe disa personave të tjerë.

 

Sipas të dhënave të policisë, Bakalli po kalonte në zonë me automjetin e tij kur konstatoi sherrin. Pasi u identifikua si punonjës policie dhe kërkoi ndërprerjen e konfliktit, ai u godit me grushte nga personat e përfshirë. Efektivi reagoi në vetëmbrojtje dhe arriti të njoftojë shërbimet e policisë, të cilat mbërritën pak minuta më vonë.

Po ndodh...