Ylli 125 milionësh në telashe? Diomande përballet me konkurrencë të madhe

16 August 2026, 16:07 / SPORT ALFA PRESS
Ylli 125 milionësh në telashe? Diomande përballet me

Transferimi i Yan Diomandes te Real Madridi është një nga investimet më të mëdha të klubit për të ardhmen.

Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë mbërriti në Santiago Bernabeu pas një sezoni të spikatur me RB Leipzig, ku regjistroi 13 gola dhe 9 asistime në 39 paraqitje, ndërsa madrilenët paguan 125 milionë euro fikse për të siguruar shërbimet e tij, duke mposhtur konkurrencën e disa prej klubeve më të mëdha evropiane, përfshirë Paris Saint-Germain

Diomande tashmë ka bërë hapin drejt elitës së futbollit dhe ka fituar vëmendje të madhe edhe me paraqitjet e tij për Bregun e Fildishtë.

Megjithatë, për trajnerin Jose Mourinho mbetet një pikëpyetje se si dhe ku do të integrohet më së miri në formacionin e Real Madridit, veçanërisht për shkak të konkurrencës së madhe në repartin ofensiv.

Në skemën 4-2-3-1, krahu i djathtë duket si pozicioni ku Diomande mund të ketë më shumë mundësi për të fituar minuta. Megjithatë, për atë rol do të duhet të rivalizojë me emra si Bernardo Silva, Brahim Diaz dhe Arda Guler.

 

Po ndodh...