Shpërthim me lëndë plasëse në derën e banesës së Ylli Zallës në Fushë Krujë, shkrumbohet edhe automjeti i tij
16 August 2026, 10:50 / AKTUALITET

Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar gjatë natës në fshatin Zallë të Fushë-Krujës, duke shkaktuar dëme materiale dhe panik te banorët e zonës.
Sipas informacionit paraprak nga policia, lënda plasëse ishte vendosur në derën e banesës së shtetasit Ylli Zalla. Nga shpërthimi janë shkaktuar dëmtime në godinë, si dhe ka marrë flakë e është djegur plotësisht automjeti i parkuar pranë banesës, në pronësi të të njëjtit shtetas.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po vijon punën intensive për grumbullimin e provave, dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit apo autorëve të përfshirë.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128