VIDEO/ Momente emocionuese në Kolumbi, vajza 3-vjeçare shpëtohet pas më shumë se 100 orësh nën rrënoja

15 August 2026, 21:44 / BOTA ALFA PRESS
VIDEO/ Momente emocionuese në Kolumbi, vajza 3-vjeçare

Një vajzë 3-vjeçare ka sfiduar “dritaren” 72-orëshe për të gjetur të mbijetuarit e tërmetit të fuqishëm në Kolumbinë perëndimore, i cili goditi më 10 gusht me një magnitudë prej 7.4 ballë.

Ekipet e shpëtimit e nxorën fëmijën gjallë, e cila kishte qenë e bllokuar nën rrënoja për më shumë se 100 orëVajza e vogël u gjet në lagjen Tequendama, me shpëtimin e saj që u prit me duartrokitje dhe brohoritje.

Sipas mediave kolumbiane, fëmija u dërgua menjëherë në spital.

 

Tërmeti me magnitudë 7.4 ballë, më i forti në Kolumbi këtë shekull, ka lënë të paktën 294 të vdekur dhe gati 4,000 të plagosur, sipas numrit të fundit të përditësuar nga autoritetet.

 

Po ndodh...