ZYRTARE/ Djed Spence, lojtari më i ri i Interit
Djed Spence është zyrtarisht lojtar i ri i Interit, pasi ka përfunduar transferimin nga Tottenham Hotspur për një shumë prej 35 milionë eurosh, përfshirë bonuset.
Mbrojtësi anglez ka nënshkruar kontratë me “Nerazzurrët” deri në qershor të vitit 2031, duke u bërë futbollisti i dytë anglez që i bashkohet Interit këtë verë, pas bashkëkombësit të tij John Stones, i cili mbërriti si lojtar i lirë nga Manchester City
Spence mbërriti në Milano vonë të enjten, ndërsa të premten iu nënshtrua testeve të plota mjekësore, fillimisht te klubi dhe më pas edhe pranë CONI-t (Komitetit Olimpik Italian).
Pas përfundimit pa probleme të kontrolleve mjekësore, Spence firmosi kontratën e re. Marrëveshja besohet se i garanton atij rreth 2.5 milionë euro në sezon, plus bonuse të lidhura me paraqitjet dhe performancën.
Po ndodh...
ide
Insistimi tek krimi, arësyeja përse kryeministri Rama duhet të dorëhiqet
Edi Rama, Harari dhe algoritmi!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128