Droga fshihej në paleta me letra për riciklim, 324 kg kanabis nga Shqipëria kapen në Selanik, 2 shqiptarë në pranga

15 August 2026, 16:49 / AKTUALITET ALFA PRESS
Droga fshihej në paleta me letra për riciklim, 324 kg kanabis nga

Një organizatë kriminale ndërkombëtare, anëtarët e së cilës ishin aktivë në transportimin e sasive të konsiderueshme të kanabisit të papërpunuar nga Shqipëria në Turqi, nëpërmjet Greqisë, është goditur nga autoritete e vendit fqinj.

Sipas mediave greke operacioni i gjerë u krye të premten në mëngjes në një zonë të Selanikut. Në kuadër të këtij operacion, u arrestuan 2 shqiptar (58-vjeçar dhe 43-vjeçar) si anëtarë të organizatës kriminale, ndërsa në dosjen e ngritur përfshihet edhe një i huaj tjetër, i cili është identifikuar dhe është në kërkim.

Siç zbuloi hetimi, anëtarët e organizatës, e cila kishte një strukturë hierarkike dhe infrastrukturë profesionale, përdornin kamionë transporti ndërkombëtar për të transportuar sasi të konsiderueshme kanabisi të papërpunuar, ndërsa përdornin ngarkesa të ligjshme letre për riciklim, si për të fshehur drogën në vende projektuara posaçërisht që të mos binte në sy të autoriteteve.

Gjatë operacionit, dy personat e arrestuar u gjetën në një zonë të mbyllur në një zonë të Selanikut, duke poseduar së bashku, në emër të anëtarëve të tjerë të organizatës, 8 paleta me një ngarkesë letre për riciklim.

Nga paletat, 4 ishin vendosur brenda një automjeti gjysmërimorkio dhe 4 pranë tij, ndërsa brenda ngarkesave ishin formuar vende të posaçme fshehjeje, ku u gjetën pako të fshehura me kujdes që përmbanin kanabis të papërpunuar, me një peshë totale prej afërsisht 324 kilogramësh e 474 gramë, me qëllim transportimin dhe shpërndarjen e tyre të mëtejshme në Turqi.

Në total, nga kontrollet e kryera, u gjetën dhe u sekuestruan: kanabis i papërpunuar, me peshë 324 kilogramësh e 474 gramë, automjet gjysmërimorkio, 2 makina private, 2 telefona celularë, një targë makine e autoriteteve të huaja, 11 valixhe bosh pranë zonës ku u sekuestrua droga dhe shuma prej 1,165 eurosh.

Mësohet se fitimi i kësaj organizate i tejkalon 700,000 euro. Të arrestuarit u dërguan në organin kompetent të akuzës, ndërsa hetimet për identifikimin dhe gjurmimin e bashkëpunëtorëve të tyre në Shqipëri dhe Turqi vazhdojnë.

 

Po ndodh...