Alarmi nga Etna ulet, aeroporti i Katanias rifillon fluturimet
15 August 2026, 16:04 / BOTA
Aeroporti i Katanias në Siçili ka rinisur të shtunën fluturimet, pasi autoritetet e ulën ngjyrën e alarmit të aviacionit nga e kuqe në portokalli për shkak të aktivitetit të fundit vullkanik të malit Etna.
Hiri nga shpërthimet e Etnës ka detyruar aeroportin e Siçilisë të anulojë ose të ndryshojë drejtimin e qindra fluturimeve gjatë javës së fundit.
Aeroporti, qendra e pestë më e ngarkuar e Italisë për nga trafiku i pasagjerëve, tha të premten se po pezullonte të gjitha fluturimet deri në orën 13:00 më 15 gusht.
Megjithatë, në një përditësim të publikuar në faqen e saj të internetit, tha se kishte rinisur fluturimet në nisje dhe në hyrje nga ora 12:00 GMT pas uljes së alarmit vullkanik.
Po ndodh...
ide
Shenjat e një ndryshimi të padukshëm: Çarjet që po transformojnë Shqipërinë
Nga Adri Nurellari
Guximi është frika që zgjat një minutë më shumë
Nga Ardi Stefa
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128