Situata alarmante në Lurë, forcat operacionale hapin kanale për të ndaluar përparimin e flakëve drejt banesave, si paraqitet situata në vend

Ministria e Mbrojtjes ka dalë me një përditësim të ri lidhur me situatën e zjarreve në vend. Përmes një njoftimi zyrtar, ministria bën me dije se deri në orën 14:00 të ditës së sotme janë regjistruar 12 vatra zjarri, 9 prej të cilave mbeten aktive, 2 janë nën monitorim, ndërsa një vatër është shuar plotësisht.
Në operacionet për përballimin e situatës janë angazhuar 285 forca operacionale, të mbështetura nga 120 efektivë të Forcave të Armatosura, 2 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor të Forcës Ajrore.
Në Dajt të Tiranës vijon ndërhyrja për shuarjen e zjarrit në zonën mbi tunelet e Qafë-Mollës, ku janë angazhuar 50 efektivë të FA-së dhe 2 helikopterë. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, nuk paraqitet rrezik për zonat e banuara. Ndërkohë, zjarri në Priskë, Farkë, Lundër dhe Gurrë të Madhe është vënë nën kontroll dhe po monitorohet nga forcat operacionale.
Një nga operacionet kryesore vijon në Gurë-Lurë të Dibrës, ku në terren janë angazhuar 150 forca bashkiake, 20 forca policore, 11 forca të ADZM-së Dibër, 15 efektivë të MZSH-së, 50 efektivë të FA-së dhe 2 avionë Air Tractor. Hapja e korridoreve me fadroma dhe forca operacionale ka ndihmuar në ndalimin e përparimit të flakëve drejt banesave.
Njoftimi i plotë i Ministrisë:
Ministria e Mbrojtjes informon se, deri në orën 14:00 të datës 15 gusht 2026, janë regjistruar 12 vatra zjarri, nga të cilat 9 mbeten aktive dhe 2 janë nën monitorim, ndërsa një vatër është shuar plotësisht.
Në operacionet e ditës së sotme janë angazhuar 285 forca operacionale, të mbështetura nga 120 efektivë të Forcave të Armatosura, 2 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor të Forcës Ajrore.
Në Dajt, Tiranë, vijon puna për shuarjen e zjarrit në zonën mbi tunelet e Qafë-Mollës, me mbështetjen e 50 efektivëve të FA-së dhe 2 helikopterëve të Forcës Ajrore. Nuk ka rrezik për zonat e banuara. Ndërkohë, zjarri në zonën e Priskës, Farkës, Lundrës dhe Gurrës së Madhe është vënë nën kontroll dhe po monitorohet nga forcat operacionale.
Në Gurë-Lurë, Dibër, vijon një nga operacionet kryesore. Në terren janë angazhuar 150 forca bashkiake, 20 forca policore, 11 forca të ADZM-së Dibër, 15 efektivë të MZSH-së Dibër, 50 efektivë të FA-së dhe 2 avionë Air Tractor. Hapja e korridoreve me fadroma dhe forca ka bërë të mundur ndalimin e përparimit të zjarrit drejt banesave dhe aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara.
Në Qafë Helmes, Bulqizë–Selishtë, vijon puna me 11 efektivë të MZSH Bulqizë, 27 forca bashkiake dhe 20 efektivë të FA-së. Nga krahu i fshatit Bulqizë zjarri është shuar, ndërsa vijon aktiv nga krahu i Selishtës, pa rrezik për banesat.
Në Krujë, vatra në Abaze mbetet aktive, por me intensitet të ulët, ndërsa zjarri në Zidoll është në monitorim. Në Lufaj të Mirditës po punohet për hapjen e korridoreve ndarëse për të shmangur çdo rrezik për banesat, ndërsa zjarri pranë stacionit të trenit në Mamurras është shuar plotësisht, falë ndërhyrjes së shpejtë të strukturave operacionale.
Vijon puna edhe në Fushë-Lajë të Pukës, Sotirë në Dropull, Gjormë në Selenicë dhe Dardhë të Librazhdit, ku forcat operacionale janë të angazhuara për izolimin dhe shuarjen e vatrave. Në të gjitha këto zona nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.
AKMC vijon ndjekjen dhe monitorimin e pandërprerë të situatës, në koordinim me strukturat qendrore dhe vendore të sistemit të Mbrojtjes Civile, duke mbajtur në gatishmëri kapacitetet tokësore dhe ajrore për ndërhyrje aty ku kërkohet.
Po ndodh...
ide
Shenjat e një ndryshimi të padukshëm: Çarjet që po transformojnë Shqipërinë
Guximi është frika që zgjat një minutë më shumë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128