PDK-ja dhe Aleanca refuzojnë takimin me Haxhiun, Dehari insiston në marrëveshje para vazhdimit të seancës

Teksa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca kanë refuzuar ftesën e ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, për takim me liderët politikë, kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka bërë thirrje për një marrëveshje politike para vazhdimit të punës së Kuvendit.
Dehari ka thënë se mirëpret ftesat për takime të Haxhiut dhe kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, dhe u ka bërë thirrje partive politike që të ulen së bashku për të gjetur një zgjidhje për krizën institucionale. Ai ka thënë se përpjekjet për vazhdimin e seancës pa një marrëveshje politike vetëm sa e tensionojnë më tej situatën dhe rrisin rrezikun e përplasjeve në Kuvend.
“Konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë pa një marrëveshje paraprake për Presidentin nënkupton zgjedhje të parakohshme, diçka që duhet ta evitojmë”, ka shkruar Dehari.
Reagimi i tij vjen pasi PDK-ja dhe Aleanca kanë refuzuar ftesën e Haxhiut për takimin e 18 gushtit. PDK-ja ka kërkuar vazhdimin e seancës konstituive, ndërsa Aleanca ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se po e zvarrit bllokadën institucionale për ta çuar vendin në zgjedhje. Ndërkohë, LDK-ja ka deklaruar ditë më parë se është e gatshme të votojë për një figurë jopartiake për president dhe se nuk kërkon poste institucionale.
Haxhiu u ka dërguar liderëve të partive politike ftesë për takim konsultativ më 18 gusht, me qëllim diskutimin për zhvillimet politike dhe institucionale dhe arritjen e një marrëveshjeje për zgjedhjen e një presidenti konsensual. Ndërkohë, Kurti ka kërkuar që partitë të nisin diskutimet me emra konkretë për presidentin e ardhshëm, me synimin që të shmangen zgjedhjet e reja.
Megjithatë, Aleanca dhe PDK-ja po kërkojnë që të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit, e cila nisi më 6 gusht dhe u ndërpre për shkak të mungesës së një marrëveshjeje politike. Kriza institucionale është krijuar pas zgjedhjeve të 7 qershorit, të cilat u mbajtën pasi partitë nuk arritën të gjenin marrëveshje për zgjedhjen e presidentit pas përfundimit të mandatit të Vjosa Osmanit.
LVV-ja fitoi 53 ulëse në Kuvend, PDK-ja 22, LDK-ja 18 dhe AAK-ja shtatë. Për zgjedhjen e presidentit, Kushtetuta kërkon praninë e të paktën 80 deputetëve në sallë në dy rundet e para të votimit. Nëse presidenti nuk zgjidhet as në rundin e tretë, Kuvendi shpërndahet dhe vendi shkon në zgjedhje të reja./REL
Po ndodh...
ide
Shenjat e një ndryshimi të padukshëm: Çarjet që po transformojnë Shqipërinë
Guximi është frika që zgjat një minutë më shumë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128