“Duhet front opozitar kundër PS”, Berisha-Rama në përplasje, kryedemokrati sulmon qeverinë për ilaçet dhe zjarret
Kryetari i PD, Sali Berisha, hodhi dyshime mbi modelin që po kërkon të operojë kryeministri Edi Rama për tregtimin e ilaçeve në Shqipëri.
“Rama kërkon të shtetëzojë ilaçet, modeli si Kayo”, tha Berisha.
Berisha nuk mendon që flakët e zjarrit që kanë pushtuar Shqipërinë janë të paqëllimshme: “Zjarret i ka vënë betony”.
Ndërsa akuzon qeverinë shqiptare që vijon pushimet ndërsa zjarrfikëset përballen me zjarret dhe kushte të vëshira: “Përballë këtyre zjarreve, qeveria vijonte pushimet. Zjarrfikësit të keqtrajtuar, asnjë qindarkë shtesë”.
Edhe pse hodhi një lumë akuzash ndaj Ramës, kryedemokrati nuk beson që drejtësia mund të trondisë themelet e qeverisë Rama, këtë mund ta bëjë, sipas tij, vetëm një bashkim forcash opozitare.
Në fund të komunikimit të tij me qytetarët, Berisha u kërkoi demokratëve që të dalin në protestën e përditshme të qytetarëve.
Po ndodh...
ide
Shenjat e një ndryshimi të padukshëm: Çarjet që po transformojnë Shqipërinë
Guximi është frika që zgjat një minutë më shumë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128