EMRAT/ Lokali plot me klientë, nxjerr armën jashtë dhe tenton të qëllojë, momenti kur shmanget atentati në Elbasan, arrestohet autori

15 August 2026, 17:07 / AKTUALITET ALFA PRESS
EMRAT/ Lokali plot me klientë, nxjerr armën jashtë dhe tenton

Detaje të reja dalin në dritë nga incidenti i rëndë me armë zjarri, i regjistruar mesditën e kësaj të shtune në një lokal të njohur në Elbasan. Pas inicidentit, autori i identifikuar si Ermir Bitoci është vënë në pranga.

Në pamjet e kamerave të sigurisë shfaqet autori me bluzë të zezë, Ermir Bitoci. Ai ndodhet fillimisht brenda lokalit dhe pas disa minutash ngrihet nga tavolina për t’u larguare tij duket se janë ndjekur nga një tjetër person, i cili në atë moment ndodhej në lokal, duke konsumuar kafe në shoqërinë e një gruaje. Menjëherë pasi Bitoci del jashtë, edhe personi tjetër largohet nga lokali dhe e ndjek.

Pamjet tregojnë momentin kur, jashtë lokalit, personi me bluzë të bardhë i afrohet nga pas dhe i drejton një armë zjarri në pjesën e pasme të kokës. Bitoci reagon menjëherë dhe arrin të largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, duke shmangur përplasjen.

Një nga pistat që po verifikohet nga grupi hetimor është edhe dyshimi se arma e zjarrit është bllokuar në momentin kur autori ka tentuar të qëllojë. Kjo rrethanë pritet të përcaktohet përmes ekspertizës balistike dhe mund të jetë një element i rëndësishëm për hetimin.

Policia po mbledh dëshmitë e personave që ndodheshin në lokal, ndërsa pamjet e kamerave të sigurisë po analizohen për të rindërtuar të gjithë dinamikën e ngjarjes.

Hetuesit po përpiqen të përcaktojnë nëse personi i dyshuar e ka ndjekur qëllimisht Bitocin, si dhe motivin që qëndron pas këtij episodi.

Deri në këto momente, motivi mbetet i paqartë dhe autori vijon të jetë në kërkim.

Ermir Bitoci është një emër i njohur në Elbasan. Sipas të dhënave të publikuara ndër vite, ai është përmendur në episode të periudhës së trazuar të viteve 1997–2000, ndërsa më pas ka jetuar kryesisht jashtë vendit.

Po ndodh...