I mbijetoi atentatit në Elbasan, kush është “Mir Bitoci”? Emri i përmendur krah grupit të “Mandela” Peqinit në trazirat e ’97
Ermir Kërtezi, i njohur edhe me emrin “Mir Bitoci”, është personi që u bë shënjestër e atentatit të ndodhur mesditën e sotme në një lokal në Elbasan.
Kërtezi, i cili prej vitesh jeton jashtë Shqipërisë, është një emër i njohur në kronikat e Elbasanit, veçanërisht për shkak të përmendjes së tij në ngjarjet dhe konfliktet kriminale të periudhës së trazirave të vitit 1997 dhe viteve që pasuan.
Emri i tij shfaqet në kronikat e kohës në një periudhë kur Elbasani u përfshi nga kaosi dhe aktiviteti i grupeve të armatosura pas rënies së skemave piramidale. Në atë periudhë, qyteti u përball me një valë të fortë kriminaliteti, ndërsa disa grupe të armatosura u përfshinë në përplasje dhe ngjarje të rënda.
Në të njëjtën periudhë, një prej emrave më të njohur të botës kriminale në Elbasan ishte Eduart Peqini, i njohur si “Mandela”, i cili drejtonte një grup të armatosur që u bë i njohur për një sërë veprash të rënda kriminale gjatë trazirave të vitit 1997.
Kërtezi, ndërkohë, u largua nga Shqipëria dhe prej vitesh jeton jashtë vendit. Rikthimi i tij në Elbasan është bërë tashmë objekt i një ngjarjeje të rëndë kriminale.
Pamjet e siguruara nga lokali tregojnë momentin kur autori, i cili ndodhej jashtë, ngrihet dhe i afrohet Kërtezit duke i drejtuar armën. Ai tenton ta qëllojë, por arma nuk funksionon. Kërtezi reagon menjëherë, i largohet armës dhe arrin të largohet nga vendi i ngjarjes.
Autori u arrestua pak orë më vonë nga policia, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur motivin e atentatit dhe nëse ngjarja lidhet me konflikte të vjetra apo me përplasje më të fundit.
Pikërisht e kaluara e Kërtezit në kronikat e Elbasanit dhe fakti që ai jeton prej vitesh jashtë vendit janë tashmë në fokusin e hetuesve, të cilët po verifikojnë edhe rrethanat e rikthimit të tij në qytet dhe arsyen pse u bë shënjestër e sulmit.
Po ndodh...
ide
Shenjat e një ndryshimi të padukshëm: Çarjet që po transformojnë Shqipërinë
Guximi është frika që zgjat një minutë më shumë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128