Përfshihet nga flakët automjeti në lëvizje, bllokohet përkohësisht qarkullimi në aksin Bradashesh-Krrabë

15 August 2026, 14:18 / AKTUALITET ALFA PRESS
Përfshihet nga flakët automjeti në lëvizje, bllokohet

Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të shtune, teksa ishte në lëvizje në aksin rrugor Bradashesh-Tuneli i Krrabës.

Si pasojë e zjarrit, i cili përfshiu me shpejtësi të gjithë automjetin, qarkullimi në këtë segment rrugor u bllokua përkohësisht, duke shkaktuar panik dhe vështirësi për drejtuesit e mjeteve.

Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një defekt në sistemin elektrik të mjetit, ndërsa shkaku i saktë pritet të përcaktohet pas verifikimeve.

Për shkak të flakëve dhe ndërhyrjes për shuarjen e zjarrit, qarkullimi u ndërpre për rreth 30 minuta. Pas largimit të automjetit dhe marrjes së masave për sigurinë e rrugës, qarkullimi është normalizuar.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme të konsiderueshme materiale.

Po ndodh...