Fluksi i lartë në hyrje në pikat e kalimit me Greqinë, Policia shqiptare masa të përbashkëta me homologët e Policisë greke

Me qëllim koordinimin sa më të mirë të masave për përballimin e fluksit në hyrje-dalje në pikat e kalimit kufitar me Greqinë, Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, Drejtues i Parë Saimir Muçaj, së bashku me Drejtorin Vendor për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër dhe Shefin e Stacionit të Policisë Kufitare Kakavijë, zhvilluan një takim me homologët e Policisë greke, në ambientet e Qendrës së Përbashkët të Kontaktit për Bashkëpunimin Policor dhe Doganor në Kakavijë.
Në takim morën pjesë drejtuesit e Pikës së Kalimit Kufitar Kakavijë dhe të Drejtorisë së Kufirit Janinë si dhe online, për shkak të një angazhimi emergjent për kufirin në një zonë të Greqisë, Kolonel Andreas Karageorgos, Drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes së Kufirit në Policinë greke.
Në fokus të takimit ishte menaxhimi i fluksit në pikat e kalimit kufitar, si dhe forcimi i bashkëpunimit në luftën kundër krimeve kufitare. Të dy Drejtorët u angazhuan për intensifikimin e masave të përbashkëta në të gjitha pikat e kalimit, me qëllim eliminimin e radhëve të gjata.
Në përfundim të takimit, Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, Drejtues i Parë Saimir Muçaj, siguroi të gjithë qytetarët që përdorin pikat e kalimit kufitar për angazhimin maksimal të shërbimeve të Policisë Kufitare dhe koordinimin e veprimeve me homologët grekë, me qëllim krijimin e lehtësirave ligjore dhe eliminimin e radhëve të gjata në hyrje-dalje në këto pika kalimi.
Po ndodh...
ide
Shenjat e një ndryshimi të padukshëm: Çarjet që po transformojnë Shqipërinë
Guximi është frika që zgjat një minutë më shumë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128