“Shqiptarët e bashkuar, pushteti i tmerruar”/ Pankartat e protestës së 76-të, nga ironia te mesazhet e diasporës: Na ktheni shpresën!

14 August 2026, 23:43 / POLITIKË ALFA PRESS

Protesta e 76-të radhazi kundër qeverisë është shoqëruar edhe këtë mbrëmje me pankarta të shumta, përmes të cilave protestuesit kanë përcjellë mesazhe politike, kritika ndaj qeverisë dhe thirrje për ndryshim. 

Mes pankartave të fotografuara në protestë spikat ajo me mbishkrimin “Nga Washingtoni me zemër për Shqipërinë”, e shoqëruar me flamurin amerikan dhe simbolikën e shqiponjës, ndërsa një tjetër shkruan: “Diaspora e Zvicrës është këtu, Shqipëria ka zot!”.

Në një tjetër pankartë, protestuesit kanë përdorur ironi ndaj një prej figurave politike të akuzuara nga ata, me mesazhin: “Për 76 ditë je bo si 76 vjeç! Pi ta pift drejt n’bark!”.

Pankartat u bënë pjesë e atmosferës së protestës, ku qytetarët janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas kanë marshuar drejt Kryeministrisë. Kësaj here protestës i janë bashkuar edhe shqiptarë nga diaspora, të ardhur në Tiranë për tubimin. 


Mesazhet e pankartave, nga kritikat e drejtpërdrejta deri te ironia dhe simbolika kombëtare, kanë tërhequr vëmendjen gjatë marshimit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa kërkesa kryesore e protestuesve vijon të jetë dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë.

Po ndodh...